MENU
klinika

Mosbesimi i përgjithshëm të opinionit publik ndaj “Big Pharma”...

Çfarë fshihet pas hezitimit të disa njerëzve ndaj vaksinimit?

08.08.2021 - 12:56

Në kuadër të pandemisë së Covid-19, është thelbësore të kuptohet pse disa njerëz refuzojnë ose e vonojnë pafund vaksinimin e tyre. Një studim i ri polak, i kryer nga Universiteti Jagiellonian në Krakov dhe Universiteti SWPS i Shkencave Sociale dhe Humanitare në Vroclav, analizoi ndikimin që kanë në popullatë argumentet kundër vaksinës, si dhe mosbesimi i përgjithshëm të opinionit publik ndaj “Big Pharma”,shkencëtarëve dhe ekspertëve të shëndetit publik.

Në studimin e tyre, ata rdorën të dhëna nga një total prej 492 pjesëmarrësish, të cilët janë identifikuar si të paqartë ose haptazi kundër vaksinimit. Ekipi kërkimor, e udhëhequr nga dr. Katarzina Stasiuk, arriti në përfundimin se refuzuesit e vaksinimit udhëhiqen kryesisht nga një qëndrim i përgjithësuar negativ ndaj vaksinave.

Argumentet u mblodhën gjatë një konference, ku njerëzit që kundërshtojnë vaksinimin ndaj koronavirusit, paraqitën qëndrimin e tyre mbi këtë temë. Ndonëse në shumë raste raportuan se qëndrimi i tyre ishte i bazuar në përvojën negative vetjake apo të tjerëve, kur u pyetën mbi arsyetimin e tyre, ata ishin shumë të paqartë në shpjegimet e tyre.

Shumë prej tyre raportuan se nuk e mbanin mend saktë burimin e informacionit, ndërsa të tjerët u justifikuan me rreziqet e autizmit, alergjive apo rastet e fëmijëve të sëmurë pas marrjes së vaksinave, pavarësisht dëshmive të munguara për një lidhje me të dyjave.

Raste të tilla mund të shpjegohen me prirjen e njerëzve për të mbajtur mend raportet negative, edhe nëse ato i kanë lexuar në internet. “Paragjykimi i konfirmimit haset shpesh tek një individ që kërkon në mënyrë aktive informacion në përputhje me hipotezën e tij para-ekzistuese, dhe shmang informacionin dhe shpjegimeve alternative”- thonë studiuesit. “Kësisoj, një qëndrim negativ para-ekzistues ndaj vaksinave, mund t’i detyrojë individët t’i interpretojnë simptomat negative si pasoja të vaksinave, duke e përforcuar më tej qëndrimin e tyre negativ”- theksoi ai.

Ndërkohë ekipi kërkimor, theksoi se kur u jepet informacion i ngjashëm nga burime të shumta, njerëzit priren të harrojnë se si e kanë mësuar atë, shpesh duke e ngatërruar me përvojën e tyre apo të njerëzve të afërt. Për pasojë, ato mund të kthehen në një burim tjetër të keqinformimit.

Në përgjithësi, mohuesit e vaksinave besojnë se vaksinat sjellin efekte anësore serioze negative, nuk e mbrojnë individin dhe shoqërinë nga sëmundjet infektive, dhe nuk testohen sa duhet para miratimit të përdorimit të tyre.

Ndërkohë, ata janë të bindur se drejtuesit e lëvizjes kundër vaksinimit, janë më mirëinformuar për vaksinat sesa mjekët, dhe se janë të parët ata që veprojnë në dobi të interesit publik. Është interesant fakti, qëkur krahasohen me grupin që u vetë-raportua si hezitues ndaj vaksinës, kundërshtarët e vaksinave ishin më të prirur të besonin se mjekësia moderne është në gjendje ta menaxhojë një epidemi.

Ndërkohë, pjesëmarrësit që kanë një mendim të paqartë ndaj vaksinës në sondazh, ishin kryesisht të sigurt në efikasitetin e vaksinave. Gjithsesi, ata ishin ende të ndjeshëm ndaj deklaratave të lëvizjes kundër vaksinave për shkak të efekteve anësore dhe “komplotin” e Big Pharma

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekspertët bëjnë paralajmërimin e frikshëm

“Covid mund të jetë fillimi, ende po numërohen të vdekurit”

The Economist: Çfarë duhet të bëjnë vendet e varfëra?

‘Në kosh’ vite të tëra përparimi në luftën kundër varfërisë