MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

 Çfarë ndikimi ka mungesa e gjumit tek emocionet?

26.08.2021 - 10:33

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë ndikimi ka mugesa e gjumit tek emocionet?

Mjeku: Studimet e fundit, vlerësuan efektet e të bërit më pak gjashtë orë gjumë në natë. Minimumi i sasië së gjumit që të rriturve ju duhet për një shëndet optimal. Orët e reduktuara të gjumit rezultuan në emocione negative, si zemërimi, nervozizmi, vetmia dhe zhgënjimi. Simptomat fizike u shfaqën me probleme në rrugët sipërme të frymëmarrjes, dhimbje dhe probleme gastrointestinale. Këto shqetësime mendore dhe fizike vazhduan derisa pjesëmarrësit në këtë studim, filluan të flinin më shumë se gjashtë orë në ditë.

Studiuesit vunë re se këto shqetësime u shfaqën edhe vetëm pas një nate ku pjesmarrësit nuk bënë gjumë të plotë. Studime të mëparshme kanë zbuluar se edhe disa minuta në mungesë të gjumit, mund të dëmtojë performancën në punë, të ulë vëmendjen, e cila është kritike për menaxhimin e stresit dhe ruajtjen e rutinës së shëndetshme. Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se nëse kjo ju bëhet zakon, është gjithnjë e më e vështirë për trupin tuaj që të marrë vetën plotësisht nga mungesa e gjumit.

Disa nga këshillat që ata japin për një gjumë të mirë janë: Të ushqeheni shëndetshëm, të vendosni një orar të cakuar për të fjetur, kryeni aktivitete që ju ndihmojnë të qetësoheni të tilla si joga ose meditim, të konsumoni një çaj qetësues përpara gjumit siç është çaji i kamomilit, të shmangni qëndrimin në Tv ose paisjet elektronike para gjumit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.