“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Cilat janë shkaqet e rrahjeve të shpeshta të zemrës?
Mjeku: Një ritëm i shpejtë i zemrës do të thotë që zemra e një personi rreh me një shpejtësi më të lartë se zakonisht. Ka një numër arsyesh të mundshme për rrahjet e shpeshta të zemrës, duke përfshirë reagimet ndaj medikamenteve, alkoolin dhe disa gjendje shëndetësore.
Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA), një i rritur mesatar ka një ritëm zemre në pushim prej rreth 60-100 rrahje në minutë. Një ritëm zemre më i lartë se 100 rrahje në minutë njihet si takikardi.
Shumica e shkaqeve të takikardisë nuk janë të rrezikshme. Sidoqoftë, një rrahje zemre më e shpejtë se zakonisht mund të jetë simptomë e një problemi të fshehtë shëndetësor.
Ky artikull pasqyron faktorët që mund të bëjnë të mundur që zemra e një personi të rrahë më shpejt, kur duhet bërë një vizitë me mjekun dhe cilët janë trajtimet e mundshme.
Rrahjet e shpeshta të zemrës si përgjigje ndaj emocioneve të forta.
Emocionet e forta, të tilla si ankthi, zemërimi dhe frika, mund të shkaktojnë përshpejtimin e rrahjeve të zemrës së një personi. Kur trupi përjeton stres, gjëndrat mbiveshkore çlirojnë adrenalinë. Trupi ka dy gjëndra mbiveshkore, një mbi secilën veshkë. Adrenalina mund të bëjë që një person të përjetojë:
Rrahje të shtuara të zemrës
Presioni të rritur të gjakut
Pupila të zmadhuara
Palpitacione (ku rrahjet e zemrës ndihet të rriten, të ulen ose ndjesia sikur zemra po të del nga vendi)
Djersitje
Ankth
Në përgjithësi, një person zbulon që simptomat e tij pakësohen pasi nuk ndiejnë më stres.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.