“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Cili është ndryshimi midis goditjes dhe drobitjes nga i nxehti?
Mjeku: Çfarë është goditja nga i nxehti?
Goditja nga i nxehti, që quhet edhe goditja nga dielli, është sëmundja më e rëndë e lidhur me nxehtësinë. Kjo ndodh kur temperatura e trupit shkon deri në 39 gradë celsius ose më lart, dhe konsiderohet si një urgjencë mjekësore kërcënuese për jetën. Nëse nuk trajtohet menjëherë, goditja nga dielli mund të dëmtojë
-trurin dhe sistemin nervor
-sistemin e qarkullimit të gjakut
-mushkëritë
-mëlçinë
-veshkat
-aparatin tretës
-muskujt
Goditja nga i nxehti mund të fillojë me simptoma kërcënuese për jetën, të cilat mund të përkeqësohen me shpejtësi, duke përfshirë:
-temperaturë e lartë
-lëkurë e nxehtë dhe e thatë
-rrahje të shpejta të zemrës
-konfuzion
-humbje të vetëdijes
-koma deri në humbje jete
Çfarë është lodhja nga i nxehti?
Lodhja nga nxehtësia është një gjendje shëndetsore më pak e rrezikshme sesa goditja nga nxehtësia. Simptomat e lodhjes nga nxehtësia dhe goditja e nxehtësisë mund të zhvillohen menjëherë ose brenda disa ditëve. Lodhja nga i nxehti mund të çojë në:
-ngërçe të muskujve
-një puls të shpejtë ose të dobët
-një ndjenjë e përgjithshme dobësie
-të vjella
-djersitje
-lëkurë e ftohtë, e njomë
-marramendje dhe nganjëherë gjendje të fikëti
-urinë me ngjyrë të errët
-dhimbje koke
Këto gjendje shëndetsore ndodhin tek ata që nuk mund të përshtaten mirë me temperaturat gjithnjë e më të nxehta. Të moshuarit, njerëzit me sëmundje kronike dhe foshnjat, shpesh preken nga këto dy gjendje shëndetsore, të cilat janë të zakonshme gjatë valëve ekstreme të nxehtësisë.
Faktorët e rrezikut
Faktorë të caktuar mund t’ju bëjnë më të prirur të përjetoni lodhje ose goditje nga nxehtësia. Ato janë:
-mbipesha
-sëmundjet ekzistuese
-djegia nga dielli
-ilaçe të caktuara për sëmundjet e zemrës ose presionin e lartë të gjakut, veçanërisht diuretikët
-ndryshimet e papritura të temperaturës
-qëndrimi jashtë në nxehtësi ekstreme, ose në ambiente të mbyllura pa ndonjë mënyrë për tu freskuar
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim