MENU
klinika

Reagimi i Pep Guardiolas

“City shpenzon shumë? Klopp të shkojë në gjykatë”

15.08.2021 - 17:49

Vitet e fundit kanë bërë ligjin në Premier League dhe rivaliteti mes Jurgen Klopp dhe Pep Guardiolas po ndizet dhe më shuëm me thumbimet që të dy trajnerët i bëjnë njëri-tjetrit me deklaratat për shtyp.

Gjermani i “The Reds” pak ditë më parë u shpreh se për Guardiolën nuk ka kufizime sa u përket blerjeve të shtrenjta, duke nënkuptuar se kolegu i tij i Citizens ka një avantazh të theksuar dhe të padrejtë.

Pikërisht ky qëndrim i Kloppit ka nxitur reagimin e spanjollit, që në konferencën për shtyp para përplasjes me Tottenhamin ironizoi rivalin e tij duke u shprehur se “duhet t’i hedhë në gjyq” nëse nuk i pëlqejnë blerjet e shtrenjta të Mancehster City-t:

“Më parë kishte vetëm një ose dy klube. Tani është Chelsea me Roman Abramovich dhe klubi ynë me Sheikun Mansour. Ata duan të bëjnë shpenzime në futboll. Cili është problemi? Ne kemi kufizime për “Fair Play Financiar” dhe, nëse ka nga ata që nuk pajtohen me shpenzimet e Citizens, mund të shkojnë në gjykatë dhe të bëjnë ankesë.”

Guardiola më pas shtoi: “Kemi blerë Jack Grealish, sepse kemi arkëtuar 60 milionë nga shitjet, kështu që, në fund të fundit kemi shpenzuar vetëm 40 milionë. Ne ndjekim absolutisht rregullat. Në klubin tonë, pronarët nuk duan të humbasin para natyrisht, por ata duan të shpenzojnë, kështu që ne mund ta bëjmë atë.

Vite më parë, Manchester United fitonte shumë trofe sepse shpenzonte më shumë se klubet e tjera. A e mbani mend këtë? Në atë kohë Manchester City nuk mund ta bënte këtë, sepse ne nuk kishim pronarët që kemi sot.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN