MENU
klinika

Biden: Do të injektohet 8 muaj pas dozës së dytë

COVID/ SHBA merr vendimin për vaksinimin me dozë të tretë

19.08.2021 - 19:48

SHBA ka marrë sot vendimin për të vaksinuar me një dozë të tretë përforcuese, për të siguruar mbrojtje më të plotë kundër koronavirusit.

SHBA ka vaksinuar pak më shumë se gjysmën e popullsisë deri më tani, ndërsa tashmë 8 muaj pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës, qytetarët amerikanë do të vaksinohen edhe me një dozë të tretë.

Sikurse edhe dy dozat e para, edhe doza e tretë e vaksinës kundër COVID do të jetë falas për qytetarët amerikanë.

“Tetë muaj pas dozës së dytë duhet marrë një dozë përforcuese. Ato do të jenë falas dhe mund të merren në cilëndo nga rreth 80,000 pikat e vaksinimit në shkallë vendi. Do të jetë e lehtë”, tha Presidenti i SHBA, Joe Biden.

Vendimi për vaksinimin me një dozë të tretë ka nxitur jo pak kritika nga OBSH, të cilët kanë bërë thirrje që një gjë e tillë të mos aplikohet në një kohë kur pjesa më e madhe e botës është ende duke luftuar për të marrë dozë e parë të vaksinës.