Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, përgjigja imune që ndodh me dy doza të vaksinës anti-covid AstraZeneca është më e ulët se ajo e vërejtur me përzierjen e vaksinave, me dozën e parë të AstraZeneca-s dhe të dytën me mRna dhe gjithashtu edhe me dy doza të vaksinës me mRna.
Por regjimi heterolog nuk duket se ka të njëjtin efektivitet nëse doza e parë është me mRna dhe e dyta me AstraZeneca. Sidoqoftë, është mirë të përdorësh përzierjen e vaksinave, thotë OBSH në rekomandimet e reja për vaksinën anti-covid të Astra Zeneca, vetëm në situata të veçanta të ndërprerjes së furnizimeve duke qenë se studimet janë në një kampion të limituar. Vaksina anti-covid me mRna janw Pfizer dhe Moderna.
Vaksina MRNA Covid-19 BNT162b2 (Comirnaty), e njohur gjithashtu si Pfizer-BioNTech, dhe Covid-19 Vaccine Moderna mRNA -1273 funksionojnë ndryshe nga vaksinat tradicionale: ato nuk përmbajnë viruse të gjalla, të zbutura ose fragmente të veshjes virale. Ata përdorin molekula të acidit ribonukleik mesazher (mRNA) për të “mësuar” qelizat tona si të mbledhin proteinën Spike, e cila është çelësi me të cilin Coronavirus SARS-CoV-2 hyn në trup dhe e infekton atë. Proteina e grumbulluar Spike njihet si e huaj nga sistemi imunitar i cili, nga ana tjetër, prodhon antitrupa neutralizues të aftë për të bllokuar koronavirusin. ARN është materiali gjenetik që përmban udhëzimet për sintezën e proteinave të reja: në këto vaksina ka vetëm informacion gjenetik që i nevojiten qelizës për të ndërtuar kopje të proteinës Spike.