MENU
klinika

(Foto) Tragjedi në aeroportin e Kabulit

Dy shpërthime u marrin jetën 13 personave, dyshohet për sulm kamikaz

26.08.2021 - 17:39

Kaosi në Kabul të Afganistanit nuk njeh fund. Pasditen e sotme ka ndodhur një shpërthim, ku sipas mediave amerikane dyshohet për një sulm kamikaze, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 13 personave dhe plagosjen e qindrave të tjerë.

Shpërthimi i dytë është pasuar nga një tjetër po në të njëjtën zonë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një prej portave të aeroportit të Kabulit në afërsi të një hoteli ku ishin strehuar trupat ushtarake britanike.

Përveç shpërthimeve ka pasur dhe të shtëna me armë zjarri nga ana e talebanëve duke shkaktuar panik tek qytetarët afganë.

Një zyrtar taliban ka thënë se të paktën 11 persona janë vrarë në sulmin në aeroportin e Kabulit. Zyrtari tha se në mesin e viktimave kishte gra dhe fëmijë dhe se një numër i rojeve talibane ishin plagosur. Ky informacion nuk është konfirmuar.

Më herët, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore i paralajmëruan qytetarët e tyre që të largohen menjëherë nga zonat përreth aeroportit të Kabulit, për shkak të kërcënimeve për një sulm terrorist.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN