MENU
klinika

Si paraqitet situata në qarkun e Lezhës

Vatrat e zjarrit nuk përbëjnë problem për banesat

20.08.2021 - 10:08

Zjarret në qarkun e Lezhës vijojnë të jenë aktive. Dy vatrat e zjarrit që vijojnë të djegin sipërfaqet e tokave janë në Thirrë dhe Katund i vjetër të Bashkisë së Mirditës.

Fatmirësisht zjarret nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Mësohet se në terren ndodhen forcat e ushtrisë të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

Nga autoritetet vendore bëhet e ditur se gjatë ditës së sotme nuk ka pasur prezencë ere, çka mund të ndihmojë në përmirësimin e situatës.

Një prej vatrave të zjarrit po avancon poshtë shpatit të kodrës në Thirrë me intensitet të ulët në drejtim të fshatit Xhuxhë, por pa problem. Në vatrën e riaaktivizuar në afërsi të lagjes Gështenjë, po bëhet ndërhyrje me forca tokësore, për të bërë izolimin e saj në drejtim të banesës.

Vatra e zjarrit është aktive në malin Munell. Forca në terren po monitorojnë situatën ku momentalisht nuk përbën rrezik banesash.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shmanget rreziku te tuneli i Kalimashit

Ministria e Mbrojtjes tregon zonat problematike