Kalimi i Edin Dzekos tek Interi është në fazat e fundit. Sulmuesi boshnjak mori dritën jeshile nga Roma për të mos humbur shansin e fundit të karrierës së tij.
Dzeko ndodhet në Milano dhe po kryen në klinikën Humanitas pjesën e parë të ekzaminimeve mjekësore. Pastaj nënshkrimi në kontratë që do ta lidhë atë me zikaltrit. Efekti domino i merkatos dha efekt tek Interi. Klubi pas humbjes së një gjiganti si Lukaku, ishte i detyruar të gjente një zëvendësues.
Natyrisht, nuk priten mrekulli nga një 35-vjeçar që është në perëndim të karrierës së tij, por Dzeko ishte alternativa më e mirë për Interin, duke parë tregun e vështirë të sulmuesve dje karakteristika që kërkonte, një 9 që të shënojë. Edhe nga ana ekonomike, si Inter, ashtu edhe Roma, duken të kënaqur.
Zikaltrit do të paguajnë 8 milionë euro, ndërsa kryeqytetasit duken të kënaqur për faktin se nuk Mourinho nuk e kishte më në planet e veta ish-kapitenin. Në orët në vijim pritet vetëm prezantimi i Edin Dzekos tek Interi.