Andriy Shevchenko dorëhiqet si trajner i Ukrainës. Lajmi është konfirmuar nga vetë 44-vjeçari nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Sheva i ka dhënë fund kështu aventurës së drejtimit të kombëtares së shtetit të tij.
Me shumë gjasa do të drejtojë ndonjë klub. Ish-ylli i Milanit ka falënderuar ukrainasit për mbështetjen e tyre. Shevchenko ishte trajner i Ukrainës që nga viti 2016.
“Sot, kontrata ime me Federatën e Futbollit të Ukrainës përfundoi. Kam kaluar pesë vjet me ekipin kombëtar. Ishte punë e vështirë që vërtetoi se ne jemi të aftë të luajmë futboll modern.
I jam mirënjohës presidentit dhe komitetit ekzekutiv të UAF për mundësinë për të punuar me ekipin kombëtar të Ukrainës. Unë jam mirënjohës për çdo lojtar, çdo person që ndihmoi dhe u përfshi në ekip.
Shumë faleminderit të gjithë fansave për mbështetjen dhe kritikat e tyre. Së bashku, ne arritëm të tregojmë se futbolli ynë mund të jetë konkurrues, produktiv dhe emocionues, me besim në Ukrainë” – shkruan Shevechenko.