MENU
klinika

Tjetër ditë përvëluese

E shtuna vjen me diell dhe temperatura të larta

14.08.2021 - 07:59

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18°C në 32°C, në zonat e ulëta nga 26°C në 38°C dhe në zonat bregdetare nga 27°C në 40°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.

Kosova

Mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të vranësirave në pjesën e parë të ditës Republika e Kosovës. Gjithashtu edhe pjesa e dytë e ditës do të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet do të jenë më të dukshme në territor.

Maqedonia e Veriut

Kthjellimet pritet të jenë mbizotëruese në pjesën më të mirë të Maqedonisë së Veriut në pothuajse gjithë ditën. Ndërsa, mesdita sjell kalime të lehta të vranësirave në zonat Veriperëndimore të vendit, por nuk do të gjenerojnë reshje në vend.