MENU
klinika

Zbardhen të dhënat e fundit

E thonë faktet: Shqiptarët janë imunizuar në mënyrë natyrore për Covid-19

02.08.2021 - 17:42

Një lajm i mirë vjen nga doktori i Shkencave, Ilir Alimehmeti, epidemiolog klinik, zv.dekan i Fakultetit të Mjekësisë në UMT. Me anë të një postimi doktori i njohur ka bërë një përditësim mbi situatën epidemiologjike të dy javëve të fundit, bazuar mbi të dhënat zyrtare të ECDC, MSH Shqipëri dhe MSH Kosovë.

Sipas tij, situata e qetë me pandeminë në dy shtetet shqiptare në Ballkan ka të bëjë me imunitetin natyror, të fituar tashmë nga qytetarët, sepse vaksinimi është në nivele të ulëta në krahasim me vendet e tjera:

Incidenca dyjavore e rasteve të reja:

Shqipëria – 15.5 raste të reja për 100.000 banorë.

Kosova – 30.0 raste të reja për 100.000 banorë.

Europa – 200.4 raste të reja për 100.000 banorë.

Incidenca dyjavore e humbjeve të jetës:

Shqipëria – 0.3 humbje jete për 1.000.000 banorë.

Kosova – 1.1 humbje jete për 1.000.000 banorë.

Europa – 3.7 humbje jete për 1.000.000 banorë.

Duke marrë parasysh se as Shqipëria dhe as Kosova nuk e prijnë Europën për nivelet e vaksinimit, si edhe masat e marra kufizuese janë ndër më të butat në kontinent, arsyeja e situatës shumë më të qetë duket të jetë numri shumë i lartë i personave të imunizuar në mënyrë natyrore, përmes kalimit të infeksionit.