MENU
klinika

“E kemi detyrë. Dikur për ju ishim ne afganë”

Edi Rama flet për median italiane: Priten 2-3 mijë refugjatë

19.08.2021 - 13:54

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një detyrë strehimin e afganëve në Shqipëri në një intervistë për një media italiane. Duke folur për “Il Foglio” kreu i qeverisë thekson se dikur afganët ishim ne, shqiptarët.

“E kemi jetuar luftën dhe kujtesën e saj e kemi të freskët. Nëse Evropa është e dyzuar edhe për Afganistanin, është sepse s’e mbajnë mend historinë”, thotë Rama.

Mandej kryeministri thotë se bëhet fjalë për afro 2-3 mijë refugjatë afganë. I pyetur nëse Evropa dhe Italia duhet të marrin një leksion nga Tirana, Rama përgjigjet: “Nuk i jap leksione askujt. Aq më pak Italisë, ndaj së cilës jam shumë i lidhur. Unë mbaj mend Millosheviçin, mbaj mend luftën, refugjatët, vdekjen torturat. Dikur ne shqiptarët ishim për ju, çka janë sot afganët”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


SHBA kërkon "ndihmën" e aleates së saj të vjetër

Europa e ndarë për refugjatët afganë: Shqipëria i pret, Austria nuk i pranon

Gazetarët dhe anëtarët e shoqërisë civile në konviktet e shkollave dhe në hotele

Shqipëria do të presë mbi 2 mijë afganë, mbërrin sot grupi i parë

Strehimi i afganëve nga Shqipëria dhe Kosova

DASH: I treguat botës së çfarë nënkupton besa

Strehimi i afganëve në Kosovë, detaje rreth bisedimeve

Qeveria Kurti në komunikim me SHBA që prej korrikut