MENU
klinika

Ja ç'shkruajnë mediat

Eksodi afgan/ Greqia ngre ‘alarmin’

23.08.2021 - 10:02

Greqia po merr masa të rrepta për të parandaluar eksodit afgan. Përveç vetë afganëve që janë të etur për  të kaluar drejt BE dhe tregtarëve të emigrantëve të paligjshëm, grekët kanë dhe një frikë, Turqinë.

Dy vite më parë Greqia e vuajti njëherë krizën e refugjatëve pasi Turqia ‘hapi dyert’ për mijëra refugjatë që të kalojnë Egjeun.

E njëjta frikë është dhe sot teksa mijëra afganë pritet të zbarkojnë në Turqi këto ditë. Greqia ka marrë masa maksimale në kufirin tokësor duke ngritur edhe një gardh me çelik të fortë prej 5 metrash të lartë.

Nga ana tjetër rreziku mund të vijë dhe nga deti ku ishujt kufitarë me Turqinë tashmë njihen për strehimin e refugjatëve, sidomos afganë.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi