MENU
klinika

"Familjet e tyre s’do të marrin dëmshpërblim"

Eksperti kroat: Disa pasagjerë s’ishin lidhur me rrip sigurimi

01.08.2021 - 17:17

Aksidenti i rëndë i autobusit pranë Slavonski Brod në Kroaci, nga i cili vdiqën 10 persona, tregoi edhe një herë rëndësinë e përdorimit të rripit të sigurimit.

Shefi i Shërbimit të Sigurisë në Trafik nga Ministria e Brendshme kroate, Josip Mataija, tha se një pjesë e udhëtarëve ranë nga autobusi sepse ata nuk ishin të lidhur. Autobusi i përfshirë në aksident është i prodhimit më të ri dhe të gjitha ulëset ishin të pajisura me rripa sigurie, raporton portali kroat, Telegram, transmeton Gazeta Express.

“Të gjithë ata që nuk u lidhën dhe nuk u lënduan nuk do të kenë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim, as familjet e të vdekurve që nuk ishin lidhur”, thotë Matija.

Transportuesit e autobusëve në Kroaci thanë se është pothuajse e pamundur që shoferët të kontrollojnë se cili nga pasagjerët është i lidhur e kush nuk është dhe se nuk është e mundur të zbatohet rregulli nga transporti ajror ku aeroplani nuk niset derisa të gjithë udhëtarët të jenë të lidhur.

Mediumi kroat, Jutarnji list e ka siguruar jozyrtarisht deklaratën në Polici të shoferit nga Kosova i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin e tmerrshëm në Slavonski Brod të Kroacisë, nga i cili vdiqën dhjetë persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.

Ky medium raportoi se ka gjetur një deklaratë për Policinë, e cila nuk është dëshmi në procedurë, ku shoferi D. L. (52 vjeç) nuk kishte thënë asnjëherë se e kishte marrë gjumi, por kishte deklaruar se diçka e kishte shqetësuar gjatë vozitjes, pas së cilës autobusi doli fatalisht nga autostrata.

Vetëm pasi të jetë lexuar tahografi do të jetë e mundur të përcaktohet nëse shoferi i autobusit të tragjedisë ishte në përputhje me të gjitha rregullat e punës së tij.

Sidoqoftë, një dëshmitare, e cila u mor në pyetje në Slavonski Brod të martën gjatë hetimeve emergjente, tha në dëshminë e saj se dy shoferët kishin vozitur në linjën Frankfurt-Prishtinë për të paktën 15 vjet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"15 pasagjerë në gjendje të rëndë"

Aksidenti tragjik, drejtori i spitalit kroat jep detaje

Flamuj në gjysmështizë në nder të 10 viktimave

Kosova sot në zi kombëtare!