MENU
klinika

''Mëngjes vere''

Ekspozohet piktura 200-vjeçare

24.08.2021 - 14:51

         Një pikturë nga Turner, e kishës ”Malmesbury Abbey” në Wiltshire, shfaqet për herë të parë për publikun, pas thuajse 200 vjetësh.

Piktura e realizuar me bojëra uji, po shfaqet në muzeun e qytetit, si pjesë e një skeme për të inkurajuar njerëzit të kthehen në muzetë e vogla dhe në vendet e trashëgimisë kulturore.

Objektet e tjera që do të shfaqen në Mbretërinë e Bashkuar, përfshijnë një krokodil 160 milionë vjeçar, një shpatë të rrallë të epokës së bronzit dhe pikturën origjinale Jolly Fisherman.

Të gjitha ekspozitat janë mbështetur nga Fondi Kombëtar i Trashëgimisë së Lotarisë.

Ky fond i dha Muzeut Athelstan të Wiltshire, grantin prej 380,900 funtesh, si ndihmuar për të blerë pikturën e Turnerit, të kishës Malmesbury Abbey, vepër që dyzet vitet e fundit, ishte në pronësi private.

Joseph Mallord William Turner u frymëzua nga rrënojat e Abbey-it të shekullit të 12-të, në vizitën e tij të parë në Malmesbury, në vitin 1791, kur ishte vetëm 16 vjeç. Ai pikturoi me bojëra uji mbi skicën me laps, në vitin 1827, kur u kthye sërish këtu, në moshën 52-vjeçare.

Piktura shfaq kishën ”Malmesbury Abbey” nga pjesa veriore, një mëngjes vere, veshur me dritë dhe rrethuar me bagëtitë që ngrohen në diellin e hershëm të agimit.