MENU
klinika

"Nisa punë si biznesmen"

Ekzekutoi të riun disa orë më pas postoi në Facebook

26.08.2021 - 10:42

Disa orë pasi vrau 25-vjeçarin Xhuljano Bullari, autori 39-vjeçar Bledar Selmanaj ka ndërruar foton e profilit në rrjetet sociale.  Më pas një ditë më vonë ai ka bërë në njoftim për miqtë e tij se ka nisur një punë të re si biznesmen.

Është e paqartë nëse autori ka vepruar në gjendje të rënduar psikologjike apo ka pasur si qëllim të fshehë gjurmët. Selmanaj u arrestua një ditë më parë në zonën e Bllokut në Tiranë, ndërsa në banesën e tij në Vlorë u gjet e groposur arma me të cilën kreu krimin e rëndë.

Ai u pikas nga kamerat e sigurisë në Vlorë pranë vendit ku u gjet viktima Xhuljano Bullari. Të dy ata kishin udhëtuar bashkë nga Tirana drejt Vlorës, ku më pas Selmanaj e ekzekutoi të riun pas konflikteve për borxhin e drogës.

Pas debatit, Selmanaj e ka qëlluar Bullarin brenda në makinë duke e lënë të vdekur në vend. Ai kishte qenë i njohur për policisë pasi 9 vite më parë ishte vënë në pranga për disa vjedhje në qytete të ndryshme të vendit.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier