MENU
klinika

Nedim Bajrami

“Ëndrra e familjes u bë realitet, përbetohem që do jap shpirtin”

30.08.2021 - 23:10

Pas 6 muajsh pritje, Nedim Bajrami më në fund do të veshë fanellën kuqezi. Mesfushori, i cili po i mahnit të gjithë në Serie A me fanellën e Empolit, ka fituar gjyqin në CAS dhe tashmë mund të debutojë me Shqipërinë.

Ai ka dashur të festojë këtë ditë të shënuar me një postim në rrjetet sociale, ku ka falënderuar tifozët për mbështetjen e njëkohësisht ka premtuar se do të japë maksimumin për ngjyrat kuqezi:

Më në fund, ëndrra ime, ëndrra e familjes time, ëndrra e gjyshërve të mi u bë realitet. Unë do të përfaqësoj fanellën kuqezi dhe Kombin shqiptar!

Jam shumë i gëzuar dhe dua të falënderoj pafundësisht nga thellësia e zemrës, me mijëra tifozë kuqezinj kudo nëpër botë që më kanë shkruar dhe telefonuar.

Një falënderim i veçantë shkon për FSHF që i’a doli në këtë betejë të ndërlikuar. Nga sot, përbetohem që do të jap shpirtin dhe zemrën në fushë për atë fanellë, që është krenaria e të gjithë shqiptarëve! Shihemi së shpejti!”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN