Camila Cabello ka reaguar për herë të parë rreth lajmeve se është fejuar me Shawn Mendes.
Dyshimet se ka hedhur një hap tjetër në lidhjen me këngëtaren nisën pasi u shfaq me unazë në gishtin e fejesës. Gjatë një interviste për Jimmy Fallon, këngëtarja hodhi poshtë thashethemet.
“Ai nuk më ka propozuar dhe unë nuk jam fejuar.”, tha këngëtarja duke shtuar më tej: “Betohem në Zot, nuk e di se në cilën dorë vendoset unaza e fejesës. Dua të them, në të vërtetë do të doja që ju të më tregoni – cila dorë është dora e fejesës?
Sepse nuk e di. Prindërit e mi janë të martuar dhe të dy kanë humbur unazën e tyre. Nëna ime nuk mund të më thoshte. Ajo mund të më shpëtojë nga kjo, por ajo nuk e bën sepse as ajo nuk e di.”, tha ajo.