Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e Ferizajt, ku 18-vjeçarja Marigona Osmani, u rrah për vdekje nga partneri i saj.
Xhaxhai i të resë ka treguar se është shokuar kur ka parë kufomën e mbesës së rrahur për vdekje. Duke folur për mediat e Kosovës, Osmani tha se atë që i arrestuari, partneri i viktimës, Dardan Krivaqa i kishte bërë mbesës së tij 18-vjeçare, ai nuk do të mund t’ia bënte as hasmit.
Xhaxhai i të resë tregon se Mrigona kishte shumë shenja në fytyrë dhe dukej sikur kishte dalë nga një film horror.
“Sot kur e pamë kufomën, fytyrën e saj dhe trupin se çfarë i kishte bërë ai, unë s’do mundesha t’ia bëja as hasmit e lërë më personit që e kam në shtrat. Kishte shumë shenja në fytyrë, në gjunjë, e rrahur, e dhunuar, shumë e sulmuar, dukej si horror.
Ai ka qenë sigurisht në ndikim të alkoolit e drogës, sepse njeriu normal nuk mund ta sjellë dikë në atë gjendje.
Edhe nëse do ta lironin nga burgu nesër, prapë nuk jemi pishman, sepse në Kosovë kemi dy drejtësi, është ajo ligjore dhe ajo e kanunit. Nuk është e lehtë për ne, është dhimbje e madhe ajo që na ndodhi,”- shprehet xhaxhai i të ndjerës.