MENU
klinika

Me regji të Blerta Bashollit

Filmi ‘Zgjoi’ edhe në ‘Jerusalem Film Festival 2021’

21.08.2021 - 11:50

Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit në shkurt të këtij viti bëri historinë duke rrëmbyer tri çmimet kryesore të “Sundance Film Festival”.

Pavarësisht kësaj, sukseset për këtë film duket se nuk kanë të ndalur.

Pas pjesëmarrjes në “Sydney Film Festival”, i njëjti po ashtu do të jetë pjesë e Festivalit të Filmit në Jeruzalem që do të nisë nga 24 gushti, transmeton KultPlus.

Këtë e ka bërë të ditur protagonistja kryesore e filmit, aktorja Yllka Gashi, përmes një postimi të shpërndarë në Facebook.

“Fituesi i çmimit të trefishtë të Sundance “Hive” do të jetë pjesë e Festivalit të Filmit në Jeruzalem 2021. “Hive” është në konkursin ndërkombëtar- First Films- (një konkurs ndërkombëtar për filma të shquar nga brezi i ardhshëm i kineastëve)”, thuhet në postim.

“Jerusalem Film Festival 2021” fillon më 24 gusht dhe zgjat deri më 4 shtator. / KultPlus.com