MENU
klinika

Ezaurohet pjesa më e madhe e kapaciteteve

Fluks urgjencash nga Covid në Infektiv

22.08.2021 - 18:03

Fluksi i ambulancave në urgjencën e spitalit infektiv këtë të diel, të kthen pas në kohën kur situata e Covid ishte kritike. Tre autoambulanca prisnin në radhë në mesditë për të bërë shtrimet e pacientëve të rinj.

Më shumë se gjysma e kapaciteteve të infektivit, tashmë është ezauruar nga pacientët që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

73 persona ndodhen të shtruar pasi kanë nevojë për ndihmë mjekësore të specializuar. Ka edhe qytetarë të shtruar të cilët rrezikojnë intubimin, ndërsa 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë, të intubuar.

Heshtja dhe qetësia që pushton QSUT gjatë fundjavës, duket se është thyer nga familjarët e pacientëve të shtruar të cilët qëndrojnë aty me orë të tëra.

Jashtë kamerave ata shprehen se e kanë të vështirë të jenë të informuar gjatë gjithë kohës për gjendjen shëndetësore të të afërmve të shtruar, por thonë se kanë besim tek mjekët që i trajtojnë.