Zyrat e aplikimit për dokumente biometrike do të jenë të hapura edhe ditët e shtuna në muajin gusht, për të përballuar fluksin e aplikimeve që është shtuar me kthimin në atdhe të shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit.
Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj dhe përfaqësuesi i Kompanisë Koncesionare Olivier Laurence inspektuan zyrën e aplikimit në Njësinë nr 5 në Tiranë.
“Duke filluar nga kjo e shtunë deri në fund të muajit gusht zyrat e aplikimit për pasaporta në bashkitë më të mëdha do u shërbejnë qytetarëve nga ora 8 deri kur të mbarojë i fundit qytetar”.
Doracaj njoftoi se të hapura do jenë jo vetëm zyrat e aplikimit, por edhe zyrat e shpërndarjes së dokumenteve biometrike pranë Policisë së Shtetit në çdo qark.
“Ajo cfare kerkojme eshte te eleminojne duke bere aplikimin prane e Albania per nje numer dhe nje ore per te shmangur grumbullimin qe sjell i pasoje infektimet, te bejne proceduren dhe te paraqiten prane zyrave te aplikimit”, nenvizoi Doracaj.