MENU
klinika

“Ju lutem vaksinohuni”

Gazeta zvicerane hapet me titullin kryesor në gjuhën shqipe

28.08.2021 - 17:36

Gazeta e njohur zvicerane “Blick” në faqen e saj të parë iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në zvicër të vaksinohen.

“Ju lutem vaksinohuni!”, shkruhej në faqen e parë të gazetës.

Sipas Patrick Mathys, menaxher i krizave në Zyrën Federale të Shëndetit Publik, numri i të prekurve nga Covid 19 po rritet.

Sipas statistikave, të mërkurën mbi 26 përqind e të gjithë shtretërve të kujdesit intensiv ishin zënë nga pacientët me COVID-19, të cilët janë dukshëm më të rinj në moshë krahasuar me valën e parë.

Spitalet janë të shqetësuara sidomos për udhëtarët që po kthehen nga pushimet. Javën e kaluar, zëdhënësi i spitalit të kantonit St. Gallen tha për Blick se shumica e pacientëve nuk janë të vaksinuar dhe janë të kthyer nga pushimet.

Sipas statistikave, më shumë se një e treta e të shtruarve në spital kanë treguar se për pushime kanë qëndruar në një vend të Europës Juglindore në kohën kur e kanë marrë infeksionin, kryesisht në Kosovë ose Maqedoninë e Veriut.

Gazeta zvicerane duke cituar të dhënat e OBSH-së thotë se në vendet ballkanike përqindja e të vaksinuarve është shumë më e ulët dhe se mungon gatishmëria nga qytetarët.

“Numri i infeksioneve është shumë më i madh në Kosovë, për shembull. Fatkeqësisht, rregullat e higjienës dhe distancës nuk respektohen rreptësisht atje”, ka thënë Lars Haefner për Blick.

Lars Haefner, kryetar i Shoqatës Zvicër-Shqipëri, nuk është shumë i befasuar për këtë. “Numri i infeksioneve është shumë më i madh në Kosovë, për shembull. Fatkeqësisht, rregullat e higjienës dhe distancës nuk respektohen rreptësisht atje”, ka thënë ai për Blick.