MENU
klinika

Mori flakë në ecje

Gjendet e shkrumbuar në breg të detit makina në Ranën e Hedhun

24.08.2021 - 10:09

Një automjet, fouristradë, është gjetur e shkrumbuar në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Automjeti u gjet në breg të detit pasditen e djeshme nga policia, ndërsa shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt teknik.

Sipas Policisë, ngjarja u regjistrua pasditen e djeshme, rreth orës 17:00, ku automjeti me drejtues shtetasin A.S., 29 vjeç, banues në Velipojë, mori flakë në ecje.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale.