MENU
klinika

Nga Roland Qafoku

“Gjuetari i balonave” afgane dhe Shqipëria

23.08.2021 - 10:15

Nga Roland Qafoku

Khaled Hosseini është shkrimtari afgan më i famshëm në botë. Jo vetëm me kryeveprën e tij “Gjuetari i balonave”, por me disa romane best seller, ai është një simbol që tregon se sado probleme të ketë një komb, letërsia e ngre lart edhe pse shoqëria bën për poshtë. Novelisti që lindi në Kabul dhe 15 vjeç shkoi emigrant më të atin në SHBA, e bëri të njohur vendin e tij të orgjinës nëpërmjet romaneve aq tundues për t’i lexuar. Përshkruan me aq detaje të imta jetën afgane të viteve ‘70-të, me penela dhe ngjyra reale, por edhe dramën që pësoi ai vetë dhe kombi i tij. Një afgan që mbeti i tillë edhe pas amerikanizimit të jetës. “Gjuetari i balonave” është një rrëfim autobiografik i jetës së Hosseinit, i vlerësuar si libri më i mirë në vitin 2005 në SHBA, nëpërmjet të cilit i tregoi botës historië e fëmijërisë së tij dhe simbolikisht të shumë e shumë afganëve. Vijon me rritjen e tij në Kabul dhe largimi nga sytë këmbët prej pushtimit rus dhe regjimit të talebanëve dhe në fund me zgjidhjen e një lëmshi që kërkonte zemër të fortë dhe një karakter të tillë gjithashtu. Libri edhe u ekranizua, por kurrë filmi nuk e pati forcën e romanit. Pikërisht pse në faqet e tij gjen përshkrime që kurrë nuk mund ti shikosh me sy, por vetëm mund ti imagjinosh teksa lexon 368 faqet e këtij superromani. Fabula e tij, me ato gëzime fëminore, loja me balona, me ato dhimbje, tragjedi dhe dëshpërim, ngjan me të njëjtën dramë që pësuan ata shqiptarë pas Luftës së Dytë Botërore që pasi lanë Shqipërinë nga terrori komunist kaluan peripeci derisa përfunduan në SHBA dhe bë Perëdimn. Disa prej tyre u bënë të famshëm si afgani Hosseini. Ata që mbetën këtu gjetën vdekjen në pushkatime ose u dergjën në burgje familjarisht. E gjithë kjo është një dramë që ngjan me të dy popujt. Por deri këtu ama. Në vitin 1990 kur SHBA dhe Perëndimi mësynë në Shqipëri, paralelisht këtu kishte një etje masive popullore për ta përmbysur atë regjim. SHBA por edhe shumë shtete perëndimore investuan që në Shqipëri të instalohej demokracia, tregtia e lirë dhe modeli evropian perëndimor dhe ai amerikan. Nëse populli nuk do ta dëshironte këtë, padyshim që kurrë nuk mund të realizohej kjo, sado para dhe investim të bënte SHBA dhe Perëndimi në Shqipëri. Prandaj të punësuarit në facebook që e cilësojnë dështim atë që SHBA ka bërë në Afganistan përbëjnë tallavanë e radhës shqiptare lidhur me këtë histori. Kurrë nuk mund të ndërtohet një shtet modern vetëm me importimin e modelit perëndimor. Nëse vetë populli i atij vendi nuk e dëshiron këtë, kurrë nuk mund të arrihet kjo. Si mund të bëhet shtet perëndimor Afganistani nëse vetë populli afgan nuk Lufton kundër talebanëve, por numëron tespiet dhe pret që këtë ta bëjnë amerikanët?!

Qeveritë që strehuan refugjatë, një traditë mbi 100-vjeçare e shtetit shqiotar

Çështja e dytë dhe që na vlen ne shqiptarëve lidhet me pranimin e disa mijëra afganëve nga ana e shtetit tonë për strehim dhe kujdesje. Është lojtje nga mendtë e kokës që një takëm facebooks-ash e lidhin këtë me shpopullimin e Shqipërisë. Se ku e gjejnë lidhjen e largimit të 500 mijë shqipatëve në 10 vitet e fundit me ardhjen e 3 mijë afganëve këtë, e dinë vetëm ata. Përgjatë 109 viteve shtet, Shqipëria dhe shqiptarët, ndonëse me mundësi të kufizuara, e kanë treguar veten që ka ndihmuar dhe strehuar refugjatët. Madje këtë e kanë bërë edhe me rrisqe të mëdha. E ka treguar veten në vitin 1920-1921 në qeverinë e kryeministrit Sulejman Delvina kur mijëra banorë të Dibrës së Madhe erdhën nga jashtë kufijve tokësorë shqiptarë të përzënë nga genocidi serb dhe u shpërngulën në Elbasan dhe sidomos në Tiranë. E ka treguar veten në qeverinë e kryeministrave Rexhep Mitrovica, Fiqiri Dine dhe Ibrahim Biçaku në vitet 1943-1944 kur strehoi mijra hebrenj duke i ruajtur dhe strehaur nga ekzekutimi i sigurtë nga ushtria gjermane. E ka treguar veten në qeverinë e kryeministrit Pandeli Majko në mars të vitit 1999 kur 1 milioën shqiptarë të Kosvës u strehuan në Shqipëri të shpërngulur nga genoicidi serb. E ka treguar veten në vitin 2013 në qeverinë e kryeministrit Sali Berisha që mori dhe strehoi opozitën iraniane të quajtur muxhahedinë si dhe ujgurët. Strehimi i muxhahedinëve vijoi edhe nën qeverinë e Edi Ramës që strehoi rreth 2 mijë të tillë madje duke mbështetur ndërtimin e një kampi enkas për të nga SHBA në Maminas të Durrësit.

Kështu që nuk është as rasti i parë, e as i rrallë që një qeveri dhe në rastin konkret e Edi Ramës që strehon refugjatë. Pritja, strehimi dhe akomodimi i afganëve të larguar nga genocide taleban atje është një vendim në vazhdën e traditës së shtetit shqiptar. Mes këtyre gjashtë kryeministrave nuk ka garë historike. Kushdo që të ishte kryeminisër tani nuk ka dyshimn që do t’i pranonte afganët. Për më tepër që kjo kërkohet nga SHBA, partneri ynë strategjik. Kritikët e ethshëm të facebook-ut bëjnë mirë të lexojnë ndonjë libër. Afganët kanë nevojë për ne siç kishim ne nevojë për Evropën dhe SHBA pas rrëzimit të komunizmit. Dhe ne duhet të bëjmë jo vetëm për faktin se në 1991 pse italianët dhe grekët na pritën, strehuan dhe na mbajtën, por në radhë të parë fare për të respektuar një traditë të vendosur nga paraardhësit tanë.

Afganistani, varri i perëndorive

Ka një histori sa të trishtë por edhe të çuditshmje Afganistani. Është shteti ku tre fuqitë e mëdha të Botës, Britania, Rusia dhe SHBA e kanë pushtuar por janë larguar prej andej në humbje dhe dështim. Asnjë shtet tjetër në botë nuk ka këtë bilanc. I ndodhur në jug të Azisë, Afganistani kufizohet me gjashtë shtete: nga China me 91 kilometra, nga Irani me 921 kilomera, nga Pakistani me 2670 kilometra, nga Taxhikistani me 1357 kilometra, nga Turkmenistani me 804 km dhe nga Uzbekistani me 144 km. Por, as këto shtete, e askush tjetër, nuk ka triumfuar ndaj tre perandorive në këto 102 vjet. Më 19 gusht të vitit 1919 Afganistani fitoi pavarësinë pas pushtimit nga Britania dhe kjo është edhe Dita kombëtare. Në vitin 1979 Afanistani fitoi pavrësinë pas pushtimit 10-vjeçar nga Rusia. Në gusht 2021 nga Afganistani u largua SHBA pas 20 viteve qendrim dhe investim aty për të ngritur një shtet normal, pushtetin e morën telabanët. Kjo ka bërë që jo vetëm bota mbarë të shtangej se si u thërrmua shteti afgan si të ishte një pir rëre por arriti dita që Al Qaeda të tallet me amerikanët. Më saktë, më tërheqjen e tyre, duke e cilësuar vitin 2021 si vitin e tërheqjes së madhe. Pyetja më e rëndësishme që bëjnë sot analistët e cështjeve diplomatike dhe ndërkombëtare është; Si ka mundësi që një qeveri me një ushtri me 350 mijë ushtarakë, të trajnuar dhe të pajisur me armët më të mira, të kolapsohet kaq shpejt përballë një sulmi me kallashnikov të talebanëve? Ka vetëm një përgjigje me disa argumente kjo pyetje e madhe: Kur një popull nuk e dëshiron vetë një shtet të tillë, padyshim që talebanët do e marrin lehtë pushtetin. Kur një popull numëron tespihet në vend që të luftojë talebanët, padyshim që ata do ta kenë të lehtë të marrin pushtetin. Kur nurrat e një populli ikin nga sytë këmbët dhe lënë pas fëmijët dhe gratë, padyshim që talebanët e kanë më të lehtë të marrin pushtetin.

Kombi i të rinjve

Ka një veçori popullisa e Afganistanit. Sipas censusit të fundit të publikuar në CIA facetbook, aktualisht banori më i moshur atje është 84 vjeç. Nuk ka në Afganistan as 90-vjeçarë e as 100-vjeçarë. I merr shpejt sëmundja, plakja por edhe lufta. Kalhed Hosseini te “Gjuetari i balonave” e ka shpjeguar më saktë këtë kur shkruan se “luftrat i kishin kthyer pleqtë në një luks për Afganistanin” dhe se “të vdekurit ndonjëherë janë më fatlumët aty”. Është një nga vendet me vdekshmërinë më të lartë në botë me 12.57 vdekje në 1 mijë banorë. Mosha mesatare e popullsisë është 19.5 vjeç duke u renditur në vend të 20, nga 210 shtete që ka bota. Popullsia më e shumë të numër i përket kategorisë së fëmijëve. Kështu Afganistani është rast unikal në botë që shumica e popullsisë i përket moshës nga 0 deri në 14 vjec, me 40.62 për qind. Më pas vjen popullsia e grupmoshës 15 deri në 24 vjeç me 21.26 për qind. Më tej, popullsia e moshës nga 25 deri në 54 vjeç me 31.44 për qind dhe kulmi arrin që popullsia mbi 62 vjeç zë vetëm 2.68 për qind të popullisë së vendit. Në vitin 2021 popullsia e Afganistanit të regjistruar është 37,466,414 banorë. Një popull kryesisht homogjen me besim musliman 99.7 për qind prej të cilëve Suni janë nga 84.7 deri në 89.7 për qind dhe Shia nga 10 deri në 15 për qind. Popullsia tjetër e mbetur shkonë 0.3 për qind.

Popullsi fshatare dhe e varfër

Popullsia e Afganistanit është kryesisht fshatare. 26.3 për qind e saj jeton në fshat dhe pjesa tjetër në qytet. Afër 10 për qind e popullsisë jetonm në kryeqytetin Kabul që ka 4.336 million banorë. Të ardhurat për frynmë të afganëve janë nga më të ultat në botë. 2 mijë dollarë në vit për çdo afgan dhe për ta kupuar këtë mjafton ta krahasojmë me ta ardhurat për frymë në vendin tonë që janë 14 mijë dollarë për çdo shqiptar. Dhe nga kjo shifër rezulton se afganët janë në vend të 2013 në botë dhe shqiptarët në vend të 118 në botë. Të dhënat flasin se 54.5 për qind e popullsisë është nën nivelin normal të jetesës. A doni ta kuptoni më mirë? Ja edhe një shifër që e çimenton këtë; Vetëm 13.5 për qind e popullsisë afgane përdor internetin

Afganistani dhe Shqipëria

Afganë në Shqipëri nuk është hera e parë që dëgjojmë. Sipas raporteve të policisë kufitare në vitet e fundit persona dhe familje të tëra nga vendi aziatik e kanë përdorur venin tonë si tranzit për në Evropën Përëndimore. Diaspora afgane çfarë bën? A janë të mjaftueshme disa protesta me nga një letë në dorë në rrugët e SHBA-së kundër talebave? Ky popull, jashtë dhe brena duhet të marrë vetë fatet e jetës së vet. Tamam si në romanin “Gjuetari i balonave” të Khaled Hosseinit, në të cilin, pas 20 viteve në SHBA, personazhi kryesor, Amiri, arriti të kthehej në vendlindjen e tij në Kabul, për të çuar në vend një amanet. Ishte një sakrificë që pothaujse ishte barabartë me vdekjen e sigurtë. Por që ai ia arriti në emër besës ndaj mikut të fëmijërisë Hassan, të cilin rezultoi se e kishte vëlla. Afganët e vërtetë duhet të ndjekin shembullin e heroit Amir. Të kthehen dhe të luftojnë në vendin e tyre. Të sakrifikojnë edhe jetën në mënyrë që të ndryshojë e ardhmja e brezave atje. Jo si lukunia e burrave që lënë pas gratë dhe fëmijët dhe i qepen avionëve me një ego të paparë dhe dëgjuar ndër kombe të tjerë. Këtu ne shqiptart jo vetëm nuk ngjasojmë por jemi e kundërta me afganët. Edhe vetë ata e kanë një model. “Gjuetarin e balonave” duhet ta kenë të gjithë nën jastëk për të motivuar veten.

REMOTE_ADDR:[]
Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!