MENU
klinika

Atentat në Berat! Në kërkim dy autorët

I sapokthyer nga Londra 24-vjeçari qëllohet me 6 plumba

19.08.2021 - 11:56

Tajar Fetiu, është 24-vjeçari i cili ra pre e një atentati me armë mbrëmjen e djeshhme në Berat.

I riu, po kthehej në banesën e tij në lagjen ‘Dëshmorët e Kombit’ në Berat, aty ku u përball me sulmin me armë nga Arnold Azizolli dhe Amarildo Dule.

Autorët qëlluan me 6 plumba ndaj Fetiut mirëpo dy prej tyre e prekën në bark.

Pas plagosjes autorët janë larguar nga rrugicat e lagjes ndërsa personi i plagosur është paraqitur vetë në spitalin e Beratit për të marrë mjekimin e duhur.

Pas plagosjes, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore, që kanë kryer për disa orë kqyrjen e vendit të ngjarjes, ku kanë gjetur edhe 6 gëzhoja pistotele. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se janë sekuestruar edhe kamerat e disa bizneseve përreth.

Nuk dihen ende shkaqet e plagosjes së 24-vjeçarit, që jetonte prej shumë vitesh në Tiranë dhe kishte ardhur në qytetin e Beratit për të ajrosur shtëpinë e vjetër të familjes.

I plagosuri Tajar Fetiu jetonte prej vitesh në Londër dhe kthehej çdo vit në verë për pushime.

Fetiu është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier