MENU
klinika

Tabela

IGJEUM paralajmëron rrezik të lartë për zjarret

14.08.2021 - 13:17

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit thotë se ditën e sotme, e shtunë 14 gusht, rreziku për zjarret në pyje është më i lartë se ditën e dielë, konkretisht në zona të lokalizuara si Kukës (v), Vlorë (vp) dhe Shkodër (jp).

Sa i takon reshjeve të shiut, nuk pritet që të ketë as sot pasdite as nesër, për të gjitha qarqet.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e shtunë dt.14) dhe nesër (e diel dt.15) pritet nivel “I LARTË” rreziku në shumicën e qarqeve dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Vlorë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të lokalizuara pritet rrezik “I LARTË”, konkretisht: Kukës (v), Vlorë (vp) dhe Shkodër (jp). Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e sotme.

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë dt.14) dhe nesër (e diel dt.15) nuk priten reshje në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e diel dt.15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 33 °C
në vendet e ulëta: 21 / 36 °C
në vendet malore: 16 / 30°C

Era
Sot pasdite (e shtunë dt.14) dhe nesër (e diel dt.15) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendi nën ndikimin e masave ajrore afrikane

IGJEUM tregon zonat që rrezikojnë nga zjarret të shtunën