25.08.2021 - 12:38
Mimi Kodheli pritet të jetë deputetja e re socialiste në Parlamentin e Shqipërisë, pasi Najada Çomo sic njoftoi kryeministri Rama para pak minutash la mandaten e deputetes.
Sipas kodit të ri zgjedhor, nëse largohet një femër, vendin e saj e zë po ashtu një femër dhe në listën e kandidatëve, kjo radhë I takon kandidates për deputete Mimi Kodheli.
Zonja Kodheli u rendit e 21-ta në listën e deputetëve të PS për qarkun e Tiranës që në total ka 36 mandate deputetësh.
Mimi Kodheli arriti të marrë 4907 vota socialistësh në kryeqytet, edhe për shkak të vështirësisë së zonës. Por numri I votave të marra nga Mimi Kodheli është më I madh se numri I votave që mori doktoreshë Najada Çomo.