MENU
klinika

Deklarata e aktorit hap diskutime

“Instagrami është cigarja e kësaj kohe!”

25.08.2021 - 10:25

Aktori i njohur, Jonah Hill e ka përshkruar “Instagramin” si “vrasësin më të madh” të gjeneratës së sotme dhe ka shtuar se nga kjo platformë ka aq varësi sa nga cigaret.

“Instagram. Instagram, sikuri ndez një cigare, është cigarja e kësaj kohe. Është vrasësi më i madh. Është vdekje. Edhe unë plotësisht marr pjesë në të, sikur thith cigaret. Por, është nga ana që e shihni të shëndetshme. Unë duhet të kem ndërveprim shumë të kufizuar me të”, ka thënë ai.

Gjatë një interviste për GQ Style, Hill ka thënë se nuk mund të kritikojë askënd që përdorë Instagramin, pasi edhe vetë është i tillë.

Ndërkohë së fundmi, aktori zbuloi se më në fund ka gjetur lumturinë dhe se e do veten e tij, pas viteve të pasigurisë që ka ndjerë për trupin e tij.

Nga aktore e njohur në Shqipëri, në parukiere në SHBA

Si ka ndryshuar jeta e Pranvera Lumanit (Veizit)

“U arrestova pasi u përplasa me priftin”

Roberti flet për eksperiencen e tij në Greqi

Heidi Baçi “thyen” Romeo Veshajn, fansat rikthehen tek Egla Ceno!

Pak ditë larg finales, çfarë ndodhi në “Instagram”-in e banorëve të BBV