MENU
klinika

Shpërthimi i fundit

“Intensifikohen vaksinimet kundër variantit Delta”

08.08.2021 - 16:10

Autoritetet kineze kanë rritur vaksinimet masive për të përmbajtur shpërthimin e fundit të Covid-19 që i atribuohet variantit shumë ngjitës Delta. Në 17 rajone të nivelit krahinor në Kinën kontinentale janë raportuar infeksione të transmetuara në vend të lidhura me Deltën, citon “Xinhua”.

Që nga 3 gusht, më shumë se 1.7 miliardë doza vaksinash janë administruar në territorin e vendit, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit. Kinës iu desh më pak se një javë për të administruar 100 milionë vaksina.

Kina kontinentale raportoi të enjten 62 raste të reja të transmetuara në vend, 40 në Jiangsu, 9 në Hunan, nga 3 në Pekin, Shandong, Henan dhe Yunnan, si dhe 1 në Hubei. Në provincën Hunan të Kinës qendrore, autoritetet shëndetësore kanë krijuar më shumë se 3000 vende vaksinimi për të përmbushur kërkesën në rritje, si dhe ka radhë të gjata në vende të ndryshme në kryeqendrën provinciale Changsha.