MENU
klinika

Yuri Kim kërkoi largimin e tij nga Kuvendi

Ish-kreu i PD paralajmëron konferencë për media

05.08.2021 - 09:21

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar një konferencë për shtyp ditën e sotme. Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se konferenca do të mbahet në orën 12:00.

Pritet që ish-kreu i demokratëve të flasë për padinë e tij ndaj sekretarit amerikan Antony Blinken pas shpalljes non-grata nga SHBA. Pak ditë më parë, Berisha pati replika në distancë me kryediplomaten e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim pasi kjo e fundit kërkoi largimin e tij nga PD