MENU
klinika

Ja sa shqiptarë mendohet se janë aty!

“Ishte i rrezikshëm”, Rama paralajmëron një tjetër operacion në kampin e ferrit ‘Al Hol’

01.08.2021 - 09:48

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka dhënë detaje nga operacioni i riatdhesimit të 19 shqiptarëve nga kampi famëkeq i Al Holit në Siri.

Ai theksoi se ky ishte një ndër operacionet më të vështira, ndërsa theksoi se do të ketë një tjetër të tillë.

“Faleminderit që keni ardhur në këtë orë të pazakonshme. Kjo është ora që e përmbyll një operacion të jashtëzakonshëm që na jep mundësinë që të çojmë drejt shtëpive këto familje. Kjo është ora që përmbyll operacionin për 14 fëmijë, një operacion i ndërlikuar, me shumë vështirësi dhe jo pak rreziqe. Nuk diskutohet dhe falë ndihmës së posaçme nga konsulli i nderit në Liban dhe nga Gjenerali Abas. E kam falënderuar dhe drejtpërdrejtë më parë. Është ngjarje pozitive dhe mendoj se sigurisht që nuk do të ndalemi deri këtu. Ka një operacion tjetër potencialisht që do të zhvillohet, pasi është një punë terreni për të gjetur ata persona në ato vrima të zeza. Llogarisim një numër pak a shumë me këtë të sotmin, në mos më pak. Një rol të rëndësishëm në këtë operacion ka luajtur edhe struktura e Antiterrorit në Ministrinë e Brendshme. Ministrin e falënderoj se pse prej muajsh ja ndjekur operacionin. Ky është zotim që është i gjallë qyshes është shfaqur ky problem. Po e mbajmë me këmbëngulje.”, tha Rama.