MENU
klinika

Trendi i fundit

Ja cila është sfida më e re e Tik Tok që po rrezikon jetën e të rinjve

11.08.2021 - 14:00

Kur mjalti ngrin, përbërja ndryshon në një substancë më të trashë, si pelte, për të cilën shumë përdorues thonë se është e kënaqshme dhe fiksuese për t’u ngrënë. Ky është trendi i radhës në TikTok.

Përdoruesit po mbushin shishet e ujit me mjaltë të ngrirë, shurup misri ose një përzierje të të dyjave (dhe nganjëherë shtojnë pluhur ngjyrosjeje, ëmbëlsues etj).

Aktualisht, #FrozenHoney ka më shumë se 830 milionë shikime në TikTok, ndërsa #frozencornsyrup ka 25 milionë. Por ndërsa trendi mund të duket si argëtim dhe lojë e padëmshme, disa përdorues kanë filluar të raportojnë efekte anësore të padëshiruara.

“Mjekët paralajmërojnë se tendenca mund të rezultojë në diarre, ngërçe në stomak, fryrje dhe efekte të tjera anësore të rrezikshme”, sipas NBC News.

Një dietologe thotë se të rinjtë duhet të bëjnë kujdes me dhëmbët. Ashtu si me çdo ushqim që “ngjit”, duhet të tregohet kujdes për dëmtime të mundshme.