MENU
klinika

Fluks në dalje në Kapshticë

Ja sa shtetas të huaj dhe shqiptarë kanë ikur në 24 orët e fundit

28.08.2021 - 11:39

Pika e kalimit kufitar në Kapshticë po përballet me fluks emigrantësh në dalje.

Në 24 orët e fundit kanë hyrë 1898 qytetarë dhe kanë dalë 2746 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Ndërkohë, në pikën e Qafë-Thanës, kanë hyrë 4193 dhe kanë dalë 3318 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Të shumtë kanë qenë shqiptarët, por edhe të huajt që kanë zgjedhur që të kalojnë pushimet në vendin tonë.