MENU
klinika

IGJEUM tregon zonat ku duhet kujdes

Ja si parashikohen temperaturat të premten!

12.08.2021 - 14:30

Temperaturat në vednin tonë vazhdojnë të mbeten të larta. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, rreziku për zjarre në pyje pritet të jetë më i lartë ditën e premte, veçanërisht për disa zona, konkretisht: Shkodër (Jp), Kukës (Vl) dhe Dibër (Vp).

Ndërkohë që nuk priten reshje shiu, temperaturat parashikohen të pësojnë një rënie të lehtë.

Sot pasdite (e enjte dt.12) dhe nesër (e premte dt.13) pritet nivel “I LARTË” rreziku në shumicën e qarqeve dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

“Pritet nivel “I LARTË” rreziku në shumicën e

Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Shkodër (Jp), Kukës (Vl) dhe Dibër (Vp). Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.

“Pritet nivel “I LARTË” rreziku në shumicën e

Sot pasdite (e enjte dt.12) dhe nesër (e premte dt.13) nuk priten reshje në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

“Pritet nivel “I LARTË” rreziku në shumicën e

Nesër (e premte dt.13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 24 / 37 °C
në vendet e ulëta: 22 / 37 °C
në vendet malore: 17 / 33°C

Era
Sot pasdite (e enjte dt.12) dhe nesër (e premte dt.13) era pritet të fryjë e lehtë.