“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Kam lodhje dhe dhimbje muskujsh. A mund të jetë mungesë magnezi
Mjeku: Shumë njerëz kanë nivele tepër të ulta magnezi, dhe gjysma e popullsisë kanë shumë mangësi në këtë mineral. Ky mineral është me rëndësi të madhe dhe është përgjegjës për më shumë se 300 procese metabolike në trup.
Doza e rekomanduar ditore e magnezit është 500-1000 mg.
Shenjat e zakonshme paralajmëruese për mangësi magnezi janë: Sëmundjet e zemrës, nervozizmi, probleme me lëkurën e fytyrës, pagjumësi, osteoporoza, nivele të paqëndrueshme të sheqerit në gjak, lodhje kronike, migrenë, dhimbje këmbe, ankth dhe depresion.
Konsumi i rregullt i magnezit ndihmon në kurimin e sëmundjes alcajmer dhe sipas disa ekspertëve, mungesa e tij në tru mund të çojë në shfaqjen e sëmundjes së parkinsonit.
Për më tepër, mangësia e magnezit në trup lidhet me sëmundje të tjera kronike, si dhe me diabetin e tipit 2.
Prandaj, është e rëndësishme përfshirja e magnezit në dietën tuaj. Ai mund të gjendet në çokollatën e errët, arra, avokado, peshk, perime me gjethe jeshile si kale dhe spinaq, bishtajore, drithëra, dhe fara.
Për më tepër, mund ta merrni përmes shtojcave.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim