Mbetet engimë shkaku i mbytjes së jahtit ditët e djeshme afër ishullit grek Milos në detin Egje. Kapiteni dhe anëtarët e ekuipazhit kanë rrëfyer momentet e tmerrit që përjetuan teksa mund të kishin humbur jetën me fundosjen e jahtit në fund të detit.
Kapiteni tregon se teksa jahti lundronte me 5 milje detare u ndie një goditje e fortë. Dyshohet se një pjesë e drunjtë e jahtit mund të jetë shkëputur dhe ajo ka shkaktuar mbytjen.
Një pamje më të kthjellët sjell një inxhinier në jaht që tregon se sapo u ndje goditja ai zbriti menjëherë tek motori, por purja e ujit ishte e madhe se menjëherë i arriti në kyçin e këmbës.
Po ashtu ai tregon se uji vinte ngado dhe ai u detyrua të jepte alarmin teksa udhëtarëve u ngeli vetëm të braktisin jahtin.