MENU
klinika

Strehimi i afganëve/ Reagon Lulzim Basha

“Kemi detyrime si anëtarë të NATO-s. Shqipëria të bëjë pjesën e saj!”

15.08.2021 - 12:14

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me afganët që pritet të strehohen në Shqipëri, pas kërkesës së administratës së presidentit Biden.

Kryedemokrati thekson detyrimet e vendit tonë si anëtare e NATO-s, duke u shprehur se: “Shqipëria duhet të bëjë, ashtu sikurse e kemi bërë më parë, pjesën e saj, në proporcion me kushtet dhe mundësitë tona“.
“Rreziqet mbi identitetin tonë kombëtar, si pasojë e shpopullimit të Shqipërisë, lindin për shkak të keqqeverisjes së pakicës që e ka bërë vendin të pajetueshëm për qytetarët“, shton ai.

DEKLARATA
Si anëtare e NATO-s, Shqipëria gëzon të drejta dhe detyrime. Nga këto detyrime lindin përgjegjësitë për të qëndruar pranë partnerit tonë strategjik SHBA dhe aleatëve tanë në zgjidhjen e krizës humanitare që po precipiton në Afganistan. Shqipëria duhet të bëjë, ashtu sikurse e kemi bërë më parë, pjesën e saj, në proporcion me kushtet dhe mundësitë tona. Empatia dhe solidariteti kundrejt atyre që kanë luftuar për të krijuar një rend demokratik në Afganistan, nuk mund të mungojë.
Rreziqet mbi identitetin tonë kombëtar, si pasojë e shpopullimit të Shqipërisë, nuk lindin si pasojë e zgjidhjeve strategjike në kuadër të NATO-s dhe bashkëpunimit strategjik me SHBA, por për shkak të keqqeverisjes së pakicës që e ka bërë vendin të pajetueshëm për qytetarët. Sikurse është detyra jonë të jemi në lartësinë e angazhimeve ndërkombëtare, është po ashtu detyra jonë të jemi në lartësinë e sfidave që ka Shqipëria, për të patur një qeveri që punon për njerëzit dhe mbështet aspiratat e tyre legjitime për të jetuar me dinjitet dhe mirëqenie në vendin e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk do t’i themi jo Amerikës për afganët”

Edi Rama zbulon kërkesën e administratës Biden për Shqipërinë