MENU
klinika

Ilaçet e vjedhura ua shiste pacientëve me COVID

‘Kisha borxhe dhe kredi’, zbardhet dëshmia e infermierit në Korçë

31.08.2021 - 09:51

Report Tv mëson detaje të reja nga arrestimi i infermierit.

Në deklaratën e tij pranë policisë, ai ka pranuar vjedhjen e medikamenteve.

Justifikimi që përdori për këto veprime ishte se kishte borxhe dhe kredi për të larë.

Nikolin Ciko ishte infermier në urgjencë dhe merrej me pacientët me COVID, për këtë shkak ai dyshohet se ua shiste këtyre pacientëve medikamentet e vjedhura.