MENU
klinika

Flet Albi Doka

“Kombëtarja nuk i frikësohet asnjë rivali”

31.08.2021 - 13:47

Në konferencën për shtyp të Kombëtares ishte i pranishëm dhe ish-mbrojtësi i Tiranës, Albi Doka i cili gjendet gjithashtu i grumbulluar me Shqipërinë për 3 sfidat e shtatorit.

Doka u shpreh se nuk e kanë frikë Poloninë dhe qëllimi është përsëritja e suksesit të vitit 2016 kur Shqipëria u kualifikua për herë të parë në histori në Europian.

Polonia kundërshtar fizik, çfarë ndeshje pritet?

Kemi 3 ndeshje, duhet të fokusohemi te Polonia, në qoftë se ia dalim me Poloninë të tjerat i kemi në shtëpi në sy të tifozëve, besoj se do të marrim rezultat të mirë.

Mund të ndihmojë grupi që është krijuar?

Mendoj që po, me këtë grup kemi kohë që jemi bashkë, besoj që po do ja dalim.

Polonia pengesa më e madhe?

Polonia është ekipi më i fortë, por s’duhet ti trembemi, jam me fat që stërvitem me këta lojtarët dhe nuk duhet të trembemi ndaj askujt.

Përsëritja e suksesit të 2016?

Normal që e mendojmë, e bisedojmë, duhet ta ëndërrojmë prandaj jemi për ta arritur këtë qëllim.

A ndikon pauza e verës në intergrimin e lojtarëve në Kombëtare?

Jo aspak, na gjen të karikuar, motivi është të marrim rezultate sa më të mira.

Aspekti personal?

Siç e dimë të gjithë, kampionati kroat është mjaft i fortë, jam ambientuar dhe shpresojë për një trampolinë për më lart. Duhet parë se kur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN