MENU
klinika

"Cenoi besimin e publikut te drejtësia në mënyrë të pariparueshme!"

KPA shkarkon ish-drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda

04.08.2021 - 10:37

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj.

Në vendim thuhet se “Hajdarmataj ka cenuar besimin e publikut te sistemit i drejtësisë në një mënyrë të pariparueshme, për këtë arsye vazhdimi i ushtrimit të funksionit të tij do të ishte i papërshtatshëm. Vendoset shkarkimi i tij nga detyra“.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka dalë po ashtu në përfundimin se ish-prokurori i Krimeve të Rënda ka mangësi në njohjen e ligjit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN