MENU
klinika

Legjenda u nda sot nga jeta

Kur Gerd Muller i shënonte 4 gola Shqipërisë

15.08.2021 - 16:27

Bota e futbollit humbi një tjetër legjendë ditën e sotme. Gerd Muller, një nga shënuesit më të mirë të historisë së futbollit u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Një fakt interesant që vlen të theksohet, për sa i përket karrierës së legjendës gjermane, është se pokerin e parë me “Pancerat”, Muller ka shënuar  gola kundër Shqipërisë më 8 prill 1967 në ndeshjen e luajtuar në Dortmund që përfundoi me rezultatin 6-0.

Një takim i vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Europian që ndonëse përfaqësuesja jonë e humbet thellë. Ishte një sfidë që mbart vlera historiko-sportive, pasi ishte përballja e parë zyrtare mes këtyre dy kombëtareve dhe Muller la gjurmë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN