Analisti Fatos Lubonja e konsideroi një konflikt të ngrirë atë mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa mendon se të dyja palët nuk e duan dialogun.
Duke folur në rubrikën “Opinion” në “News 24” Lubonja tha se Edi Rama nuk bashkëpunon me Albin Kurtin për shkak të kulturës së tij denigruese me ata që mendojnë kundër. Sa i takon tregut të lirë analisti është i mendimit se aty dominon më i forti dhe humbet më i dobëti.
“Ka një kërkesë maksimale shqiptare, ashtu siç ka një kërkesë maksimale serbe. Kërkesa maksimale e Kosovës është që po nuk u kërkua ndjesë nga Serbia asgjë nuk mund të ndodhë. Që është ekstreme. Nga ana tjetër, dihet Serbia nuk kërkon ndjesë, kërkon mosnjohjen e Kosovës. Sipas mendimit tim, dhe jo vetëm timin, ideja që të vjen është që Serbia po punon me diplomaci për ta shtyre këtë zgjidhje. Edhe Serbia nuk e do dialogun, dhe nuk e do zgjidhjen. Kërkon të fitojë kohë. Është konflikt i ngrirë. Jam dakord që liderët para Albin Kurtin kanë qenë shumë të nënshtruar. Albin Kurti është pak më intransigjent, nuk i intereson dialogu. Sepse e ndjen sepse Serbia ka mbështetje më shumë dhe mund të humbasë. Mendoj që ka një pjesë të drejtë, megjithatë duhet të gjenden mënyrat. Ka 30 vjet që ka dështuar Europa. Duhet parë edhe me vështrim kritik. Shqiptarët duhet të kenë një pozicion më të konsoliduar dhe jo çdo gjë që thonë atë duhet tu thuash lepe peqe”, shprehet Lubonja.
Pyetjes se çfarë e pengon e Ramën të bashkëpunojë me Kurtin, analisti i përgjigjet:“Është kultura. Rama nuk ka bërë ndonjëherë dialog me ata që e kundërshtojnë, vetëm denigrim.”Këta janë kazan, Luli fle gjumë” etj. Dialog do të thotë që e vërteta është mes nesh dhe hajde të bisedojmë. Përveç kulturës, është edhe dominimi, që na ka lënë këtu ku jemi, të kemi një sistem autoritar. Këto e pengojnë Ramën. Më herët kishte gjetur një klasë politike që e kishte nën hyqëm, por tani ka Kurtin. Tani ka një kundërshtar që e ka edhe ai këtë kulturën e imponimit. Po ta shikosh nga jashtë ne na paraqet primitivë të dy palët. Janë të dy primitivë në paaftësinë për të bërë dialog”.
Sa i takon qëllimit të Albin Kurtit, Lubonja thotë: “Kundërshtimi nuk është vetëm Albin Kurti. Janë tre shtete nuk është Albin Kurti që nuk kanë hyrë këtu. Unë kam rezervat e mia për tregun e lirë. Treg të lirë nuk ka, tregun e dominon më i forti. Të dobëtit humbasin. Jo vetëm humbet, por kur ke konflikt të pazgjidhur me Serbinë. Jo vetëm ai të dominon ekonomikisht, por ai lidhet me probleme territori, të pazgjidhura. Këtu Shqipëria duhet të luante rol për ti zgjidhur këto probleme”.