MENU
klinika

Shifrat

Ky mendohet të jetë aktori më i paguar në botë

20.08.2021 - 16:47

Daniel Craig, i cili u bë i njohur përmes rolit që luajti agjentin legjendar 007 James Bond, mendohet të jetë aktori më i paguar aktualisht në botë.

Sipas një raporti të ri, kjo ka ardhur pasi aktorit i janë dhënë më shumë se 100 milionë dollarë pasi “Knives Out” i është shitur Netflixit.

Kjo ndodh sepse Netflixi kompenson aktorët e tij për pjesën e ardhshme të arkës që do të kishin marrë nëse filmat do të ishin vetëm në kinema.

Sipas Variety, kjo do të thotë që Daniel është aktori më i paguar i këtij viti, pasi do t’i jepet një rritje e pagës pas filmit të parë.

Ndërkohë, i dyti vjen Dëayne ‘The Rock’ Johnson falë rolit kryesor në Red One të Amazon Studios.