MENU
klinika

Përfundon legalizimi i Kompleksit Malajzian

Lame: Banorët kanë 30 ditë afat për të verifikuar pasuritë e tyre

19.08.2021 - 13:58

Kadastra Shqiptare njofton se pas një çerek shekulli, ka përfunduar regjistrimin e apartamenteve të kompleksit më të madh të banimit në Shqipëri, i njohur si Kompleksi Malajzian në Tiranë.

Sipas njoftimit kompleksi ka një sipërfaqe prej 56.000 m2, me rreth 100.000 m2 ndërtim dhe në të përfitojnë 780 njësi banimi dhe shërbimi, apartamente, dyqane, zyra, etj.

“Ky kompleks mund të konsiderohet si dinosauri i ndërtimeve të palegalizuara, për arsye të moshës që zvarritet plot 25 vjet, për arsye të madhësisë 780 apartamente, dhe qoftë për arsye të problematikave që mbartte, mbivendosje pronash, vendime gjykatash, AMTP, të lëshuara në kohë të ndryshme, vendime të kthimit të pronave, probleme hartografike, etj.”, shkruhet në njoftim.

Lame bën me dije se tashmë banorët do të kenë një afat 30 ditor për të verifikuar emrat dhe pasuritë e tyre në listat që po afishon Drejtoria Vendore e Kadastrës Tiranë Rural 2.Këto lista do të afishohen në Njësinë Administrative Kashar, në Zyrat e Shoqërisë “Kamza Development” si edhe në faqen e facebook të Kadastrës Shqiptare. Pas këtij afati Shoqëria do të fillojë shpërndarjen e dokumentit përfundimtar të pronësisë për secilin banor.

"Mundësi e dytë deri me 20 nëntor, më pas...”

Tatimet “piketojnë” bizneset me risk për pagat

Në 5 vite rindërtim, kostoja 920 mln €

‘Shkundja’ e tërmetit ende pasoja në buxhet!

"Do përballen me gjoba nëse nuk i deklarojnë deri më..."

Tatimet: 37 mijë biznese me risk për nëndeklarim pagash