MENU
klinika

Anila Jole

Le t’i themi të vërtetat pa mllef e pasion, të hapim sytë dhe mendjen për të gjetur të drejtën

06.08.2021 - 22:44

Per shkak te debatit te ndezur se fundi, bashke me kolege beme kerkime per Goran Bregoviç, artistin serbo-boshnjak qe pritet te vije serish ne Shqiperi. Nuk gjeta diçka kompromentuese, por nuk pretendoj se i shterrova gjithe burimet.

Gjeta nder kenget njeren qe e kisha degjuar shume kohe me pare e qe grupi i tij e ka kenduar ne shqip. Ne ate kenge “Bijelo dugme”, ku Bregoviç ishte krijuesi dhe kitaristi kryesor, i kendon dashurise, muzikes dhe instrumenteve tona si ciftelise e mandolines NE GJUHEN SHQIPE. Per mua eshte domethenese dhe çuditem qe askush nuk e permend. (Kenga ne youtube)

Se dyti, ne vitin 2006 kur ne krye nuk kishim kete kryeminister, kur lufta e Kosoves kishte pak vite qe kishte mbaruar e plaget ishin shume te fresketa, Goran Bregoviç dha 2 koncerte ne zemer te kryeqytetit shqiptar, por nuk ishte ky reagim.

Se treti, kenga “Kallashnikov” s’ka lidhje me luften, eshte nje lloj “goditje” ndaj mendesise ballkanase per t’u pajisur e perdorur kete arme. Eshte kolone zanore e filmit “Underground”. Tekstin e saj e gjen lehtesisht per verifikim.

Se fundi, Bregoviç qemton ate lloj muzike qe i shkon per shtat dhe pelqehet nga gjithe Ballkani. Iu kendon gjeresisht edhe ciganeve dhe jetes se tyre te lire. Me kete dua te them, se nje artist i tille nuk mund te jete nacionalist i eger dhe racist.

Une i pranoj reagimet e atyre qe jane kunder me arsyetime dhe do te kundershtoja me force nese dikush do me sillte nje prove te vetme, nje qendrim, nje deklarate publike, apo nje tekst kenge, per “nxitje te luftes, urrejtjes e krimeve ne Kosove”. Le t’i themi te vertetat pa mllef e pasion. Te hapim syte dhe mendjen per te gjetur te drejten.

Te lutur jane miqte e mi nga Kosova te me plotesojne me fakte, nese nuk kam gjetur ate te vertete qe duhet thene.

#Anila Jole

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!