MENU
klinika

Zjarri në ish-depot e naftës në Nartë

Leli: I qëllimshëm, boll më me papërgjegjshmëri

05.08.2021 - 12:53

Ish-depot e naftës në Nartë, mëngjesin e sotëm janë përfshirë nga flakët. Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli i cili ka shkuar në vendngjarje u shpreh zjarri është i qëllimshëm.

Leli theksoi se autoritetet janë duke punuar dhe situata është në kontroll ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që të mos tregohen të papërgjegjshëm në këtë sezon turistik.

“Siç duket zjarrvënia është e qëllimshme. Të gjithë autoritetet janë në dispozicion. Më shumë se 45 minuta janë duke punuar në këtë territor për të fikur zjarrin. Apeli im është boll më me zjarret, nuk ka sens që një sezon turistik papërgjegjshmëria njerëzore të shkaktojë një katastrofe të tillë”, tha Leli.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë