Bundesliga ka hapur siparin për sezonin e ri. Sic është tradita, në ndeshjen e parë zbret skuadra kampione. Bayern Munchen luajti në transfertë ndaj Monchegladbach, sfidë që përfundoi në barazim 1-1.
Vitet kalojnë por ai nuk ndryshon! Po flasim për bomberin e Bayern Munich, Robert Lewandowski. Edhe sonte la gjurmë, pasi në 45′ e para realizoi barazimin ndaj Borussia Monchengladbah, që kishte kaluar e para në avantazh me Plea pas 10 minutash.
Qendërsulmuesi polak shpërthen në këndin perfekt të Kimmich, duke djegur Elvedin dhe duke mos i lënë Sommer asnjë shans. Goli numër 278 në Bundesliga për Lewandowski, që shënon për të shtatën herë radhazi në ndeshjen e parë të sezonit.
Pjesa e dytë foli në favor të miqve kampionë, por pavarësisht dhjetërave rasteve, nuk shënuan dot gol. As vendasit nuk arritën të shënonin në kundërsulm. Kështu, Bayern e nis mbrojtjen e titullit me një barazim.